Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, duke filluar nga vitin 2021 do të garojë për ekipin Haas F1.
Piloti gjerman 21-vjeçar do të jetë kolegu i pilotit rus Nikita Mazepin.
Në njoftimin e bërë nga ekipi, thuhet se me Schumacher-in i cili në vitin 2018 fitoi Kampionatin Evropian në Formula 3 dhe këtë vit në Kampionatin Botëror në Formula 2, është nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.
Michael Schumacher, i cili në Formula 1 ka fituar 7 kampionate, u plagos rëndë më 29 dhjetor 2013 përderisa skijonte në alpet e Francës.
Pjesa më e madhe e trupit të pilotit 51-vjeçar u paralizua, ndërsa procesi i rehabilitimit vazhdon që nga shtatori i vitit 2014 në shtëpinë e tij në Zvicër.
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...