Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë miqësore për muajin qershor, ku do të përballet për herë të parë në histori me Kombëtaren e Komoreve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 19:00.
Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tre ditë më parë, Dardanët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me një kundërshtar më pak të njohur, por që vjen për të shkaktuar befasi në Prishtinë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të testojë kombinime të reja në formacion, duke shfrytëzuar këtë sfidë si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të ardhshme.
Kjo do të jetë ndeshja e parë mes dy kombëtareve dhe një mundësi e mirë për publikun kosovar që të shohë nga afër edhe lojtarë të rinj të grumbulluar nga Franco Foda.
Tifozët pritet të jenë të pranishëm në numër të madh për të përkrahur Kosovën në stadiumin e Fadil Vokrri.
Përballja ndaj Komoreve shihet si një test serioz, pavarësisht profilit më të ulët të kundërshtarit në arenën ndërkombëtare. Komoret kanë treguar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit dhe janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. /Telegrafi/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...