Ka përfunduar dita e 14-të në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku edhe sot u thyen disa rekorde olimpike dhe botërore, ku spikatën vrapimi në 200 metra, 100 metra me pengesa, ndeshjet e basketbollit dhe hedhja e shtizës te meshkujt.
As të enjten e 8 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa jemi në ditët e fundit të garave, pasi PARIS 2024 përfundojnë të dielën e kësaj jave.
Padyshim se kishte garues nga më të ndryshmit në shumë disiplina, duke sjell kështu edhe ndryshimin në renditjen e medaljeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, pasi sot fituan nëntë medalje, tre medalje të arta, ndërsa në total kanë shkuar në 103 sosh: 30 të arta, 38 të argjendta dhe 35 të bronzta.
Kina mbetet në vendin e dytë dhe shtoi vetëm tre medalje të artë, derisa në total kanë 73: 28 të arta, 25 të argjendta dhe 19 të bronzta.
Top treshen e mbyll Australia, që ka në total 45 medalje: 18 të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta, duke thyer rekordin shtetëror.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të Lojërave Olimpike, Australia ka tejkaluar arritjen prej 17 medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të mbajtura në Athinë në vitin 2004 dhe në Tokio tre vjet më parë.
Franca, Britania e Madhe, Republika e Koresë, Japonia, Holandë, Italia dhe Gjermania janë në top 10-të.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të top 10-shes për medaljet e fituara nga Lojërat Olimpike. /Telegrafi/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1