Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi do ta nisë garën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” të dielën. Ajo paraqitet në Paris nën petkun e kampiones olimpike dhe ka synim të përsërisë suksesin e saj të mëparmshë.
Në prag të sfidës së saj të parë, Distria ka theksuar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është ëndrra e çdo sportisti.
“Është një ndjenjë e veçantë; ëndrra e çdo sportisti është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Pas triumfit në Tokio, ne shkojmë në Paris me presion të shtuar dhe ndoshta të tjerët kanë pritshmëri më të larta nga ne,” ka thënë ajo për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Megjithatë, jam në formë të mirë, e përgatitur dhe shumë e lumtur që sërish marr pjesë në Lojërat Olimpike”, shtoi Krasniqi.
Kampionia jonë olimpike theksoi se synimi i saj është të arrijë në podium, por ngjyra e medaljes nuk është prioritare.
“Synimi është me pas një paraqitje të mirë edhe me qenë në podium, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi por shpresoj që të kthehemi me medalje”, tha Krasniqi./rtk
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak