Përkundër pensionimit të Majlinda Kelmendit, Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë në xhudon botërore. Dhe për këtë meritat kryesore i takojnë Distria Krasniqit. Xhudistja kosovare po e zëvendëson për mrekulli ish kampionen olimpike.
Madje, Distria tashmë ka bërë hapa tejet të mëdhenj në ngritjen e saj dhe të Kosovës në ranglistën botërore.
Me vetëm dy gara të zhvilluara, kampionia e re olimpike nga Kosova ka arritur të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Fillimisht Distria para dhjetë ditësh e kishte fituar medaljen e artë në Grand Prix të mbajtur në Portugali, me ç’rast ajo u ngjit në pozitën e 22-të. Para asaj gare ishte e 38-ta në botë.
Ndërsa, pas medaljes së argjendtë të fituar të shtunën në Grand Slam të Parisit, Distria ka përparuar edhe për tetë pozita.
Ajo tani e sheh veten në vendin e 14-ta në ranglistën botërore të kësaj kategorie, në të cilën Majlinda Kelmendi nuk kishte lënë medalje pa e fituar.
Distria Krasniqi deri vonë garonte në kategorinë deri në 48 kilogram. Ajo ishte e para në ranglistën botërore të kësaj kategorie, në të cilën e fitoi edhe medaljen olimpike në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio.
Xhudisten e njohur e presin edhe gara të tjera gjatë muajve në vijim, përmes së cilave synon të shënojë tjetër progres në kategorinë deri në 52 kilogramë. Natyrisht, pozita e parë që e mbante Majlinda Kelmendi është synim i saj dhe trajnerit Driton Kuka. /GE/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit