Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Bullgari.
Ajo fitoi ndaj gjermanes Mascha Ballhaus vetëm pas “Golden Score” ku u deshën mbi 6 minuta për ta përcaktuar fituesin.
Distria Krasniqi e nisi garimin prej rrethit të dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, ajo mundi xhudisten bullgare, Gabriela Dimitrova me IPPON.
Por, në çerekfinale u mposht nga nënkampionia olimpike, Amandine Buchard në “Golden Score”. Krasniqi bëri tri gabime, përmes të cilave edhe u njoftua me humbjen, gazeta express.
Përkundër disfatës, Krasniqi vazhdoi garimin dhe e synoi medaljen e bronztë përmes repesazhit. Në ndeshjen e parë të repesazhit ajo mposhti Fabienne Kocher të Zvicrës.
Sot garoi edhe xhudistja e re nga Kosova, Flaka Loxha, e cila u eliminua në çerekfinale dhe më pas u mposht në duelin e parë të repesazhit.
Përkundër që mbeti pa medalje, Loxha pati paraqitje të kënaqshme, teksa në kënd si trajnere e pati Majlinda Kelmendin.
Nesër do të vazhdojnë garimin Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...