Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në Podgoricë, pas gjestit simbolik të shqiponjës që është interpretuar si provokues nga organizatorët dhe një pjesë e publikut, transmeton Anadolu.
Goqi, i njohur në Kosovë për kërcimet nga lartësia dhe me origjinë nga Gjakova, kishte bërë simbolin e shqiponjës dykrenare para kërcimit të tij, një gjest i zakonshëm mes sportistëve shqiptarë për të shprehur identitetin kombëtar.
Sipas mediave malazeze, ky veprim u shoqërua me fishkëllima nga publiku, ndërsa më pas juria vendosi diskualifikimin e tij, pasi organizatorët e kanë konsideruar këtë gjest si “shkelje të rregullave të manifestimit”.
Edhe sekretari për sport i Podgoricës, Darko Nikçeviq, ka konfirmuar vendimin për diskualifikim, duke theksuar se “rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe porosive të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera”.
Mediat malazeze raportuan se Evald Krniq, fituesi i garës, ishte iniciator i diskualifikimit të Goqit.
“Menjëherë kam ndërhyrë te juria profesionale, e cila mori vendimin për përjashtimin e tij. Ai më pas mori edhe ndalesë për pjesëmarrje në gara të këtij lloji në Podgoricë”, ka thënë ai për mediat malazeze.
Diskualifikimi i Goqit ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar veprimin e tij si shprehje identitare, ndërsa ndëshkimin si disproporcional dhe politik./Telegrafi/
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...