Për organizatorët e protestës para kryeministrisë të mbajtur ditën e djeshme me qëllim mos ekstradimin drejt Serbisë të Ballist Morinës, policia e shtetit ka nisur procedim penal.
Protesta u mbajt fillimisht para kryeministrisë në Tiranë, ndërsa më pas vijoi para dyerve të ambasadës kroate.
Por sipas Komisariati Nr. 1 të policisë në Tiranë protesta në fjalë është zhvilluar pa marrë lejet përkatëse, ndaj ata duhet të dalin para gjykatës.
Njoftimi i Komisariatit Nr. 1
Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D., G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M. Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...