Futbollisti Kosovar, Dion Krasniqi është zyrtarizuar tek skuadra e IF Elfsborg nga BoIS të Varberg, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
I riu i talentuar që luanë në pozitën e sulmuesit ka thënë se ishte e lehtë të vendoste për kënaqësi Elfsborgun.
“Elfsborg ishte zgjedhja e natyrshme për mua. Është një klub shumë familjar dhe do të jetë emocionuese të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë fillimisht Dion Krasniqi.
Krasniqi këtë vit ka debutuar edhe te Kosova U21, ku ka regjistruar pesë paraqitje.
Te Kosova U21 ka luajtur me Besfort Zenelin, të cilin do ta ketë bashkëlojtar edhe tek Elfsborgu.
“Kur jemi grumbulluar te Kosova, me Besfortin disa herë e kemi ndarë dhomën së bashku. Kështu që unë e njoh mirë Besfortin dhe me padurim pres të luajmë së bashku tek Elfsborgu. Jam krenar për prejardhjen time, ndërsa mundësia për të luajtur për Kosovën është diçka shumë e madhe. Kështu që gjithmonë do të jem i lumtur për ta përfaqësuar shtetin tim”, ka thënë Krasniqi.
Elfsborg humbi titullin e kampionit vetëm në xhiron e fundit, duke pësuar nga Malmo./Arbresh.info/
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën