Interi i Simone Inzaghit e siguroi vendin në finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Barcelonës të martën.
Trajneri pothuajse u përjashtua nga përballja në Mynih pas një shpërthimi të pamatur në kohën shtesë.
Me rezultatin ende në 3-3, Interi sulmoi në minutën 105+3 duke kërkuar një fitore dramatike, por gjyqtari fishkëllen, duke ia ndalur vrullin.
I frustruar nga vendimi, Inzaghi – i cili, si të gjithë trajnerët sipas rregullave të UEFA-s, nuk lejohet të largohet nga zona teknike – hyri me vrull në fushë për t’u përballur me gjyqtarin.
Ai ishte vetëm pak çaste larg ndëshkimit me karton të verdhë dhe ndoshta edhe humbjes së finales, por Federico Dimarco ndërhyri pikërisht në kohë, duke e larguar trajnerin nga telashet. /Telegrafi/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime