Dillian Whyte dëshiron një meç kundër Tyson Furyt në muajin shtator dhe është betuar se “shtyp” ish kampionin e botës për pesha të rënda.
Whyte është duke u përgatitur për meçin tashmë të shitur kundër Joseph Park në O2 këtë vikend, transmeton portali arbresh.info.

Por, ai ka zbuluar se tashmë janë zhvilluar bisedime për një meç sensacional me boksierin e njohur ndryshe si ‘Gypsy King’.
“Kam kërkuar të ndeshem me Tyson Fury në muajin shtator këtë vit. Kam kërkuar të ndeshem me të disa herë, ne kemi diskutuar rreth kësaj”, ka tha Whyte duke folur për ‘iFL TV‘.
“Ne jemi duke u përpjekur që ta realizojmë këtë për shtator, por Tyson nuk është i gatshëm, aktualisht unë do ta shtypja atë shpifës”
“Atij iu deshën rreth tri raunde për të mposhtur kanaqen e domateve [Sefer Seferin] me të cilin u ndesh një ditë tjetër”

Whyte ka pranuar se Fury është një luftëtar i çuditshëm, por ai ka thënë se “do ta shkatërronte” atë duke e përshkruar gjithashtu meçin si një “thikë të nxehtë që shkon përtej gjalpës”, transmeton portali arbresh.info.
“Kur Tysoni të merr ritëm dhe edhe pse është një boksier i çuditshëm, unë do ta shkatërroja atë”
“Në të ardhmen, unë do ta shkatërroja atë , por aktualisht ai nuk dëshiron të ndeshjet, në asnjë mënyrë”
Në rast se meçi ndaj Furyt nuk realizohet, një tjetër opsion për Whyten është rimeçi me Anthony Joshuan ose Deontay Wilderi./arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë