Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh mirënjohje për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që siç thotë ai, me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.
Më tej Ilir Meta thotë se “Pavarësia e Kosovës, dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon”.
Ai thekson se Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.
Urimi i Ilir Metës
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! 🇽🇰❤️🇦🇱
Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.
Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.
Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon.
Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.
Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...