Pas barazimit 1-1 në udhëtim te Venezuela, kombëtarja braziliane e futbollit nuk fitoi sërish.
“Seleçaot” u ndalën edhe para tifozëve të tyre, ku me Uruguajin e mbyllën përballjen me shifra të njejta, duke reailzuar nga një gol, raporton Klankosova.tv.
5 herë kampionët e botës nuk janë mirë as në renditjen tabelare, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.
Nga 12 ndeshje të zhvilluara, Brazili ka fituar vetëm pesë prej tyre, duke humbur katër e barazuar në tri takime.
Kjo kombëtare gjendet madje prapa edhe Ekuadorit, të cilit Federata e Amerikës Latine ia mori tre pikë në tavolinë, njofton Klankosova.tv.
Renditja tabelare udhëhiqet nga Argjentina, të cilët me triumfin ndaj Perusë, kanë grumbulluar 25 pikë.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...