Diego Costa raportohet se mund të ndaj rrugët me skuadrën Atletico Madridin brenda njërës nga dy merkatot e ardhshme të transferimeve.
Pavarësisht se i është ribashkuar gjigantit spanjoll për 57 milionë funta në fillim të 2018-ës, Costa ka kontribuar me vetëm 13 gola brenda 44 paraqitjeve si titullar dhe pesë zëvendësimeve brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari është gjithashtu jashtë skuadrës nën udhëheqjen e Diego Simeones, i cili së fundmi ka bërë përpjekje për të bërë disa ndryshime në skuadrën e tij në Wanda Metropolitano.
Bazuar në Calciomercato, ish lojtari i Chelseas me gjasë do të ketë mundësinë të largohet nga klubi dhe pritet t’i bashkohet një klubi nga Katari ose Kina.
Në rast se reprezentuesi i Spanjës është në dispozicion, pa dyshim se një numër i madh klubesh nga Premierë Liga do të shfaqin gjithashtu interesim.
Costa ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij në Atletico./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...