Diego Costa ka folur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij Eden Hazard.
Reprezentuesi belg vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Chelseat dhe sipas shokut të tij të skuadrës, Diego Costas, ai është shndërruar në një objektiv për dy ekipet e mëdha spanjolle Real Madrid dhe Barcelona.
Costa beson që Hazard është një prej më të mirëve në botë dhe do të ishte një humbje e madhe për Chelsean nëse ai largohet nga Londra.
“Do të ishte shumë keq për Chelsean nëse Reali transferon Hazardin apo Courtois”, ka thënë Costa.
“Eden është më i miri. Padyshim se Barcelona dhe Reali i kanë vënë syrin dhe kur klube si këto trokasin në derë është e vështirë t’u thuash jo”.
“Është normale që të gjithë e duan Hazardin, por unë shpresoj që ai të qëndrojë edhe më tutje këtu”, ka përfunduar Costa.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...