Manchester United siguroi trofeun e dytë këtë sezon dhe Jose Mourinho vazhdoi me rekordin e tij për 100 për qind në finalet evropiane duke mposhtur Ajaxin për të ngritur trofeun në Evropa Liga.
Sidoqoftë, gjatë ndeshjes është shfaqur një pamje interesante që ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë shikuesve gjatë transferimit drejtpërsëdrejti të lojës, transmeton portali arbresh.info.
Televizioni ‘BT Sport’ është padyshim profesional kur bëhet fjalë për produksion, gjë të cilën e shfaqën edhe mbrëmjen e së mërkurës. Por, ishte vetëm fati dhe momenti i papërshtatshëm që mund të themi se tregon të kundërtën.
Derisa fokusi i kamerës ishte te portieri i Ajaxit, Andre Onana, i cili ishte duke u siguruar se ka atletet të mbathura mirë, një pamje grafike u shfaq duke zbuluar komentatorin e ndeshjes. Por, animacioni dukej ndryshe sikur të ishte prodhuar nga vet Onana.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, pamjet e tilla morën vëmendje të madhe në rrjete sociale, gjë të cilën edhe ne nuk e injoruam./arbresh.info



Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...