Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Angel Di Maria ka ende shpresa për të siguruar transferimin te Barcelona dhe e gjithë kjo për shkak të Lionel Messit.
Messi loboi shumë për Di Marian që të transferohet nga Barcelona gjatë verës dhe ende është duke kërkuar nga shoku i tij që t’i bashkohet në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
‘Diario Gol’ pretendon se Di Maria dëshiron të largohet nga Paris Saint Germaini pasi ka mbetur në rolin e zëvendësuesit këtë sezon pas arritjes së Neymarit dhe Kylian Mbappes.
Për Kampionatin Botëror, Di Maria është në dijeni që i duhet futbolli i rregullt, ashtu si kapiteni te skuadra kombëtare – Lionel Messi.
Di Maria beson që mund të garoj me talentin Ousmane Dembele për pozitën në sulmin e Barcelonës/arbresh.info/
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme