Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e koronavirusit po vazhdon dezinfektimi i stadiumeve të futbollit në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve dhe fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
Deri tash janë dezinfektuar edhe stadiumet e Ballkanit, Fushë Kosovës dhe Lirisë, derisa gjithçka po bëhet me qëllimin që të parandalohet mundësia e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Në kuadër masave të ndërmarra FFK ka vendosur që të pezullohen ligat e juniorëve dhe të grupmoshave të reja, derisa ndeshjet e ligave të seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri në marrjen e një vendimi të ri.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s