Antonio Rudiger ka vendosur të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni për tu larguar edhe nga futbolli anglez.
Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar vazhdimin me londinezët përkundër ofertave të shumta që i bëri Chelsea.
29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në La Liga te gjiganti spanjoll Real Madrid, pasi mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar se tanimë ka një marrëveshje mes palëve.
Por e përditshmja spanjolle Marca e afërt me klubin mbretëror ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes që e lidhin gjermanin me kampionin e shumëfishtë të Spanjës.
Reprezentuesi gjerman do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Los Blancos, nga e cila do të fitojë një pagë prej nëntë milionë eurove në sezon.
Gjithmonë sipas Marcas, Rudiger te Real Madridi do të fitojë edhe një bonus prej tetë milionë eurosh në momentin e nënshkrimit të kontratës pasi po iu bashkohet gjigantit spanjoll si futbollist i lirë.
Gjithsesi nga kjo marrëveshje fitim shumë të madh kanë edhe agjentët e futbollistit, të cilët do të marrin 15 milionë euro komisione nga Los Blancos. /Telegrafi/
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...