Mbrëmë u luajt finalja e Ligës së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës në Mynih të Gjermanisë.
Portugezët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3, teksa rezultati pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve ishte 2-2, shkruan Arbresh.info.
Një detaj që ra në sy pas përfundimit të ndeshjes, në një video të shpërndarë në rrjetin social Tik Tok, u panë dy fëmijë duke bërë shqiponjën me duar, gjatë intonimit të himnit të Portugalisë.
Videoja ishte bërë viral, me dy fëmijët që po e shikonin Ronaldon nga afër, teksa me duart e tyre bënin shqiponjën. Fëmijët thuhet se janë shqiptarë, që jetojnë në Mynih.
Shqiponja shkaktoi “trazira” në mediat serbe dy ditë më parë, ku dy fëmijë e kishin bërë të njëjtin veprim gjatë intonimit të himnit të Serbisë në “Air Albania”./Arbresh.info
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan