Pasi gjithçka ishte arritur ndërmjet klubeve dhe lojtarit, në fund transferimi i portierit spanjoll David de Gea te Real Madrid ka dështuar, për shkak të vonesës së dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm.
Dy klubet kishin rënë dakord që të paguheshin 29 milionë paund, ndërsa në Angli do të mbërrinte edhe portieri aktual i Realit, Keylor Navas.
Pas dështimit të këtij transferimi, pati reagime nga ana e të dyja skuadrave, të cilat fajësuan njëra-tjetrën.
Gjithashtu edhe kalimi i Navas në radhët e skuadrës angleze nuk është realizuar, pasi ishte pjesë e marrëveshjes së transferimit të De Gea te “Los Blancos”.
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?