Dueli mes Jarrell Miller dhe Anthony Joshua përfundimisht nuk do të zhvillohet, për fajin e boksierit amerikan.
Miller ka dështuar në testet e drogës, ku tri herë ka rezultuar pozitiv, për një substancë të palejueshme.
Pas dy herëve të para, amerikani dërgoi çështjen në apel, por ai ka dështuar edhe në testin e tretë dhe më në fund ka thyer heshtjen, duke pranuar se e ka ‘djallosur’ pakëz.
“E djallosa. E djallosa. Bëra një veprim të gabuar” ka thënë Miller në një video emocionuese të postuar në ‘Instagram’, përcjell lajmi.net.
“Ka shumë mënyra për tu përballur me këtë problem, unë zgjodha rrugën e gabuar dhe po e paguaj çmimin për këtë” ka thënë tutje ‘Big Baby’.
“Humba një mundësi të madhe dhe jam shumë i lënduar nga brenda. Zemra ime është e thyer tani. Kam lënduar familjen, shoqërinë, skuadrën dhe mbështetësit” ishin disa nga fjalët e amerikanit.
Kështu pas dështimit të Miller, Joshua është duke kërkuar kundërshtarin e radhës, dhe sipas fjalëve të promotorit të tij, favoriti për duelin është Luis Ortiz.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...