Derbi vendimtar për titull në Bundesligë mes Dortmund dhe Bayern pa shikues

17:51 | 26 Maj 2020

Borussia Dortmund do t’i synojë tri pikë kundër Bayern Munich në derbin vendimtar në Bundesligë, në mënyrë që të mbetet në garë për titull gjashtë javë para përfundimit të sezonit.

Derbi më i madh gjerman – i njohur si “Der Klassiker” – do të zhvillohet sot në orën 18:30 në Signal Iduna Parkun e zbrazët, i cili këtë herë nuk do t’i numërojë mbi 80 shikues shkaku i pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.

Borussia Dortmundi, që radhitet e dyta në tabelën e Bundesligës, e pret liderin e ligës, Bayern Munichun, në një derbi me rëndësi edhe më të veçantë.

Që të dyja skuadrat i kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para këtë muaj, që kur ka rinisur kampionati në Gjermani, përderisa Bayerni e nis ndeshjen me katër pikë diferencë në krye të tabelës. Fitorja në derbin e sotshëm do të bënte që Bayerni të krijojë epërsi prej shtatë pikësh me vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund – që do të thotë se skuadra e Hansi Flick do ta kishte njërën dorë në trofe – ndërsa fitorja e Dortmundi do ta bënte garën për titull edhe më të zjarrtë.

Ecuria prej gjashtë fitoreve radhazi i jep vetëbesim më të madh skuadrës së Dortmundit që të hakmerret për humbjen me rezultat 4:0 kundër Bayernit në pjesën e parë të këtij sezoni.

Sulmi i Dortmundit ka qenë vrastar, përderisa mbrojtja e tyre ka arritur ta kontrollojë deri më tani Schalken dhe Ëolfsburgun.

Dortmundi tani do të testohet kundër një skuadre të Bayernit që sapo ia ka shënuar pesë gola Eintracht Frankfurtit, mirëpo skuadra e Lucien Favre e ka pranuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Borussia Dortmund:

Bayern Munich:

Lajmet më të lexuara