Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët anglez kanë zbuluar njëmbëdhjetshen starutese për takimin në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 23-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” synojnë t’i rikthehen fitoreve ndaj rivalit londinez pas disfatës minimale 1 me 0 të pësuar në xhiron e fundit kundër West Hamit.
Nga ana tjetër, Chelsea është rikuperuar nga disfata në Carabao Cup kundër Tottenhamit me fitoren kundër Newcastles në Stamford Bridge me rezultat 2 me 1 dhe ata shpresojnë të kalojnë në pozitën e tretë në tabelë.
Granit Xhaka është pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga Unai Emery.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 18:30./arbresh.info/
Arsenal: Leno; Bellerin, Sokratis, Koscielny, Kolasinac; Xhaka; Torreira, Guendouzi; Ramsey; Aubameyang, Lacazette.
Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kante, Kovacic; Willian, Pedro, Hazard.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje