Llapi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së 26-të të Ipko Superligës, ku ndeshja zhvillohet këtë të enjte më 25 qershor në “Zahir Pajaziti” nga ora 16:45.
Pas 25 javëve, Llapi renditët e 6-ta me 37 pikë të tubuara, ndërsa, Prishtina renditet e dyta me 50 pikë të tubuara, dy larg Dritës, lidere e klasifikimit.
Por, prishtinasit gjithmonë kanë pasur udhëtim të vështirë në Podujevë, megjithëse në duelin e fundit në vjeshtë patën triumfuar bindshëm, 4-1. Megjithatë ishte Llapi që kishte ngadhënjyer në ndeshjen e parë në Prishtinë, 1-0.
Dy skuadrat gjithsejtë pas luftës kanë 26 ndeshje të zhvilluara. Udhëheq Prishtina me 15 fitore, 3 barazime e 8 humbje me goldallim +19, 45:26.
Por, krejt ndryshe qëndron raporti në Podujevë. Nga 12 ndeshje, Llapi ka fituar 6 sosh, 3 barazime dhe 3 fitore të Prishtinës me goldallim +5 për Llapin, 16:11. /Telegrafi/
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...