Një derbi si një kartolinë urimi për festat e fundvitit, ai i mbrëmjes së sotme në “Air Albania’, me partizanin e Tiranën që prodhuan një përballje spektakolare, teksa në fund festa ishte e gjitha për bardheblutë, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1.
Një gol i Përgjonit në pjesën e parë dhe një tjetër i Xhixhës në minutat e fundit shtesë, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të “të kuqve” me Stenio Junior dhe i dhanë një tjetër 3-pikësh Tiranës, që mbyll vitin në krye me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.
Në fushë gjithçka ishte perfekte, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë, që ofroi përkrahje gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk i kurseu tymueset, flakadanët dhe sendet në fushë, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë lojën të paktën katër herë.
Pikërisht derbi i kryeqytetit ishte edhe shfaqja e fundit futbollistike për vitin 2021 në vend, në pritje të një viti tjetër, pse jo më emocionues e më spektakolar se ky që lamë pas. /SS/
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaru...
‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në...
Sulmi i Realit nuk po funksion pa Mbappen – ‘Los...
Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen t...
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...