Futbolli kosovar është rikthyer në aksion pas një pushimi rreth dy muaj.
Ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës kanë hapur edicionin pranveror, ndërsa në fundjavë do të zhvillohet edhe java e 18-të në Ipko Superligë.
E këtë javë do të luhet edhe derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit që është vendosur të dielën me fillim nga ora 13:00.
Lideri aktual Ballkani e nis rrugëtimin në pranverë me përballjen e së shtunës, me ç’rast në shtëpi e pret skuadrën e Drenicës.
Dy ndeshjet tjera të ditës së shtunë janë Prishtina me Vushtrrinë dhe Ferizaj me Feronikelin.
Ndërkohë të dielën përveç derbit gjilanas do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera, Flamurtari – Trepça ’89 dhe Dukagjini – Llapi.
Java e 18-të në Ipko Superligë
E shtune
Ballkani vs. Drenica 13:00
Prishtina vs. Vushtria 13:00
Ferizaji vs. Feronikeli 13:00
E diel
Drita vs. Gjilani 13:00
Flamurtari vs. Trepça ’89 13:00
Dukagjini vs. Llapi 13:00
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër