Tashmë është zyrtare, basketbollisti Deondre Burns nuk është më pjesë e Sigal Prishtinës.
Ai është larguar nga klubi kryeqytetas për t’u rikthyet tek Keravnosi në Qipro, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse Prishtina nuk ka ende një lajmërim zyrtar për largimin e Burns, skuadra qipriote e ka zyrtarizuar atë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Amerikani ka luajtur përgjatë periudhës 2021-23 në këtë skuadër.
Burns ndeshjen e fundit me Sigalin e luajti të shtunën ndaj Vëllaznimit të cilën kryeqytetasit e humbën 76-90, mirëpo ai realizoi 23 pikë.
29-vjeçari me kryeqytetasit ka pasur një mesatare prej 18.1 pikëve për lojë.
Organizatori i lojës është lojtari i dytë që u largua brenda pak ditësh nga Prishtina, pasi të njëjtin veprim e bëri edhe Elijah Clarance./Arbresh.info
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit