Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfires, ka filluar të tregojë cilësitë e tij me fanellën e Interit pas disa muajsh të vështirë në klub, sipas një raportimi në mediat e shkruara italiane sot.
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, anësori holandez ka mbërritur në Inter në fund të verës me etiketën “Achraf Hakimi i ardhshëm” mbi supe.
Kjo do të thotë se shumë ishin të zhgënjyer kur për disa muaj ai luftoi për të mbajtur një vend në skuadër pasi ai ishte ende duke u vendosur në një vend të ri, duke mos pasur një para-sezon.
Atij i është dashur gjithashtu të merret shpejt me gjuhën italiane. Reputacioni i tij nuk u ndihmua kur ai dha penalltinë që çoi në barazimin 1-1 me Juventusin.
Megjithatë, që nga lëndimi i Matteo Darmain, Denzel Dumfires ka bërë një seri paraqitjesh të mira në skuadrën e Interit dhe tani duket se anësori holandez tani ka rimarrë sërish veten pas paraqitjeve tejet të mira në EURO 2020./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...