Dënohet Taulant Xhaka

17:01 | 16 Maj 2025
E.K

Taulant Xhaka është dënuar me një ndeshje pezullim nga Super Liga Zvicerane e futbollit.

Mesfushori shqiptaro-zviceran ishte i papërmbajtshëm në festimet për titullin e parë të ekipit në tetë vite

Xhaka, i cili do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezont, i’u drejtua një turme të madhe tifozësh, ndezi mjete piroteknike dhe përdori gjuhë urrejtjeje për klubin rival të Cyrih, si edhe shprehu dëshirën për rënien nga kategoria për rivalët e Gras-shopers dhe kritioi policinë.

Xhaka u gjobit edhe me 7500 franga, si edhe duhet që të bëjë edhe 18 orë punë në “shërbim të komunitetit në të mirë të futbollit”.

Xhaka nuk do të jetë pjesë e Bazelit në ndeshjen e së dielës kundër Jang Bojs, por do të jetë pjesë e ekipit në sfidën e lamtumirës ndaj Lucernës.

Sipas vendimit të Ligës Zvicerane, penaliteti prej një ndeshjeje u balancua edhe nga gjoba e lartë dhe puna në komunitet për të shlyer kështu impaktin negativ që sjellja e tij pati në pubik.

Xhaka, u bë pjesë e ekipit të të rinjve të Bazelit në vitin 2003, në moshën 12-vjeçare.

Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2010, ndërsa ka qenë pjesë e klubit, me përjahtim të 1 sezoni e gjysmë, ku u huauza te Grasshoper.

Me këtë skuadër fitoi një herë Kupën e Zvicres, trofe që te Baseli e ngriti tre herë.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka fituar edhe titullin kampion në Zvicër 6 herë me skuadrën e tij të zemrës./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale