Paul Doyle është dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burg pasi u fut me makinë në një turmë tifozësh të Liverpoolit gjatë paradës së titullit të Premier League në muajin maj.
Doyle u përplas me tifozët e “Reds” gjatë festimeve në qytet, duke shkaktuar panik dhe rrezik serioz për jetën e të pranishmëve.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Andrew Menary KC theksoi se veprat penale nuk ishin pasojë e një pakujdesie të çastit.
“E vërteta është se ju humbët kontrollin në një shpërthim zemërimi, i vendosur të kalonit me forcë përmes turmës, pa marrë parasysh pasojat,” u shpreh ai në sallën e gjyqit.
Gjyqtari shtoi se me pranimin e fajësisë, Doyle ka pranuar se kishte për qëllim të shkaktonte lëndime të rënda, “madje edhe ndaj fëmijëve”.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka hedhur hije mbi festimet historike të Liverpoolit për titullin kampion./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Incident në paradën e festës së titullit në Liverpool, një person godet me makinë disa tifozë
Liverpooli reagon pas incidentit në paradën e festës së titullit
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja