Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, po qëndron në Kosovë, ku të mërkurën është takuar me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahun dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Zyrtarët e FBK-së e kanë njoftuar Presidentin e FIBA Evropës për rrjedhën e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po mbahet në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që një Evropianit i Divizionit B, po mbahet në Kosovë dhe deri më tani organizimi ka shkuar për mrekulli.
Demirel është shprehur i kënaqur për mbarëvajtjen e Kampionatit dhe punën që po bënë Federata e Basketbollit në organizimin e këtij Evropiani shumë të rëndësishëm.
Presidenti i FIBA Evropës edhe një herë është shprehur se do të ndihmojë basketbollin e Kosovës. Ai theksoi se basketbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdha dhe meriton një vend special edhe në FIBA.
Demirel sonte gjatë ditës do të shohë dy ndeshjet e Evropianit U20, Irlanda-Izraeli dhe Rumania-Finlanda.
Në mbrëmje do të shikojë përballjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...