Parisi e mposhti Inter Miamin me rezultat 4-0 duke e eliminuar nga faza e 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Pas ndeshjes ylli i Parisit, Ousmane Dembele, u takua me ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messi, i cili djersit fanellën e Inter Miamit, shkruan Arbresh.info.
Ai postoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet se ka marrë një fanellë të Messit.
Në postim ai ka shkruar disa fjali të mëdha ku e quan argjentinasin si lojtarin më të mirë të gjitha kohërave.
“Sa mirë që të shoh përsëri, Leo Messi. Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Shpresoj që të vazhdosh të bësh histori me Inter Miamin, siç bëre në Kupën e Botës për Klube”, ka shkruar Dembele.
Parisi në çerekfinale do të luaj me fituesin e ndeshjes Flamengo – Bayern, ku aktualisht bavarezët po fitojnë 0-2./Arbresh.info
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...