Ousmane Dembele ka arritur të kurorëzojë me fitimin e Topit të Artë formën e shkëlqyer që kaloi sezonin e kaluar me Paris Saint Germain ku fitoi gjithë trofetë e mundshëm.
Në një intervistë për Telefoot TF1 pas fitimit të Topit të Artë, Ousmane Dembele foli hapur për rrugëtimin dhe vështirësitë e tij në karrierë.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain pranoi se momentet më të rënda kanë qenë të lidhura me lëndimet e shumta që ka kaluar ndër vite.
Ai theksoi se periudhat më të vështira i përjetoi gjatë kohës që luante për Barcelonën, ku shpesh qëndroi jashtë fushave për muaj të tërë.
Megjithatë, Dembele tha se edhe pse lëndimet e kanë penguar, ato e kanë ndihmuar njëkohësisht të bëhet më i fortë dhe më i pjekur.
“Mendoj se janë kryesisht lëndimet. Pata shumë lëndime, por atëherë mësova shumë për trupin tim dhe për të qenë më profesional”, u shpreh francezi.
Ai shtoi se përvoja te Barcelona ishte vendimtare për rritjen e tij si futbollist dhe si person, duke i dhënë mësime të vlefshme.
“Veçanërisht ato vite te Barcelona më ndihmuan shumë. Atje mësova dhe u rrita jashtëzakonisht shumë”, përfundoi Dembele.
28-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2023, teksa ka zhvilluar 99 ndeshje me parisienët duke shënuar 43 gola e duke asistuar në 32 të tjerë. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron