Superliga e Kosovës në Futboll do të zhvillojë ndeshjet e xhiros së 12-të, këtë mesjavë.
Tani më janë deleguar edhe gjyqtarët për këto ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Kryendeshja e kësaj jave është Ballkani-Drita, që do të luhet këtë të mërkurë me fillim nga ora 13:00.
Këtë ndeshje do të drejtojë gjyqtari Mervan Bejtullahu së bashku me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani.
Në ndeshjet tjera Malisheva-Prishtina, gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella ndërkaq Edmond Zeqiri dhe Faton Jakupi janë anësorë.
Në ndeshjen tjetër ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit drejtësinë do të ndajë Isak Cervaniku,me ndihmësit e tij Besnik Morina dhe Meriton Berisha.
Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Fushë Kosovës kurse në ndeshjen tjetër Liria-Dukagjini, Eridon Podvorica do të jetë kryesor./Arbresh.info/
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK