Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Kjo vizitë përkujtimore e delegacionit të FFK-së u bë në shenjë nderimi për rezistencën dhe sakrificën sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Delegacioni i FFK-së vendosi buqetë me lule në varrezat e dëshmorëve, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në historinë e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërkohë, kreu i futbollit kosovar në një postim në rrjetet sociale ka thënë se rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë.
“Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ademi./Arbresh.info/
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...