Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka pranuar se ka mbetur i befasuar nga fitorja e ish-skuadrës së vet kundër Lazios dhe beson se trajneri Andrea Pirlo bëri punë të mençur që e la Cristiano Ronaldon në bankën e rezervistëve në atë ndeshje.
Juventusi e mundi me rikthim 3:1 Lazion të shtunën në Allianz Stadium, me lojtarin kryesor Ronaldo në stol, transmeton Gazeta Express.
Kampioni italian bëri lojë të shkëlqyer pas një fillimi të vështirë dhe kjo e ka lënë gojëhapur edhe legjendës e klubit.
“Nuk prisja një reagim të tillë sepse Juventusi ka hasur në vështirësi fizikisht në javët e fundit”, tha Del Piero.
Ronaldo ishte në stol kundër Lazios dhe u fut në lojë vetëm kah fundi i pjesës së dytë.
“Ishte një vendim i mençur nga Pirlo dhe ai. Juventusi fitoi pa gjashtë lojtarë titullarë. Ata pushuan dhe tani janë të gatshëm”, shtoi ai.
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...