Kosova e ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Ukrainës, që zhvillohet të premten, në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, në orën 20:45.
Kësaj radhe Kosova e ka zhvilluar stërvitjen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kushtet për punë ishin të shkëlqyeshme.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku me ndihmësit e tij punuan më shumë në lojën taktike, ku u fokusuan sidomos në lojën në krahë, pasi në këtë aspekt ukrainasit janë më të fortë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm sfidën e së premtes për të përballuar me sukses këtë ndeshje, megjithëse janë të vetëdijshëm për kualitetin e kundërshtarit.
Do theksuar se në stërvitjen e sotme Leart Paqarada, Fidan Aliti, Bajram Jashanica dhe Besar Musolli stërvitën të diferencuar, ngase dje kishin ndeshje dhe stërvitja e sotme u shërbeu si regjenerim.
Stërvitjen e Kombëtares nga afër e ka ndjekur edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja, si dhe dhjetra tifozë.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...