Pas humbjes me rezultatin 0-1 ndaj Greqisë, trajneri i Kosovës, Alain Giresse, theksoi se ndikim të madh patën edhe kartonët.
Duke folur për Super Sport pas përfundimit të ndeshjes tekniku shtoi se në ndeshjen e radhës do bëhet maksimumi me lojtarët që janë në dispozicion, ndërsa theksoi se nuk heqin dorë nga vendi i parë në grup.
“Nuk dolëm ashtu siç donim, patëm disa raste por i humbëm, në fund të lojës mbetëm me dy lojtarë më pak. Ndodhi e kundërta e asaj që prisnim”
“Lojtarët kanë qenë edhe pak të nervozuar, sa i përket përzgjedhjes së ekipit nga herë e kaluar ka pasur vetëm dy ndryshime, u munduam që të freskonim skuadrën, por nuk morëm rezultat. Pastaj dalja me të kuq e dy lojtarëve na detyruan të bënim disa ndryshime”.
“Nuk është gjë e mirë që të humbasësh dy lojtarë. Do tentojmë që të përshtatemi sa më mirë me lojtarët që kemi në dispozicion”.
“Është vetëm fillimi, janë vetëm dy ndeshjet e para, nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pretendentë për vendin e parë”, ka deklaruar trajneri. /arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren