Prishtina e Re ka arritur fitore të madhe në debutimin e saj në Superligën e Kosovës, duke triumfuar bindshëm në udhëtim tek Malisheva me rezultat 4-0.
Toni Gomes hapi llogarinë e golave për kryeqytetasit në fund të pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Për vendasit u vështiruan punët akoma më shumë kur mesfushori Donart Vitija u ndëshkua me karton të kuq.
Mysafirët e shfrytëzuan këtë dhe menjeherë në minutën e 57-të, shënuan për 2-0 me anë të Toni Gomes.
Lorik Dobratiqi realizoi për 3-0 në minutën e 76-të në ndeshje. Kurse epilogun final e dha Abdoul Zoungrana dy minuta më vonë.
Sfidën e dytë skuadra e Elon Berishës e luan në shtëpi ndaj Ferizajt, kurse Malisheva udhëton tek Ballkani./Arbresh.info

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...