Roberto De Zerbi ka tentuar të ulë zërat që e lidhin me postin e trajnerit të Manchester United, megjithatë tekniku italian ka pranuar se së shpejti do të duhet të zhvillojë bisedime për të ardhmen e tij me Olympique Marseille.
Sipas Daily Mail Sport, De Zerbi ka shumë admirues në Manchester United, pasi la përshtypje shumë të mira gjatë dy sezoneve të tij në krye të Brighton.
Ai ishte intervistuar nga drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ në maj të vitit 2024 dhe konsiderohej një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Erik ten Hagun.
Amorim u shkarkua më herët këtë muaj pas deklaratave kritike ndaj hierarkisë së klubit, me Michael Carrick që është vendosur në krye të skuadrës deri në fund të sezonit.
Me Manchester United që pritet të analizojë opsionet për një trajner të përhershëm në fund të sezonit, De Zerbi shihet sërish si një kandidat i mundshëm.
Italiani, për të cilin besohet se është i interesuar për një rikthim në Premier League, këmbënguli se fokusi i tij aktual është vetëm te Marseille dhe përballja e rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit, të mërkurën.
“Fokusi im është totalisht te Marseille. Unë kam dashur të vij këtu,” deklaroi De Zerbi.
“Një ditë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe vendimtare, nuk kam hapësirë në mendje për të menduar për gjëra të tjera. Ndihem shumë mirë në këtë qytet, me këta lojtarë dhe me këtë klub. Sa i përket së ardhmes, duhet të flasim – muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm, nuk e di.”
De Zerbi ka edhe 18 muaj kontratë me Marseille, pasi kishte nënshkruar marrëveshje trevjeçare deri në vitin 2027, kur u emërua trajner në qershor 2024.
47-vjeçari e udhëhoqi klubin francez drejt vendit të dytë sezonin e kaluar, pas Paris Saint-Germain.
Aktualisht, Marseille renditet në pozitën e tretë në Ligue 1, pas Lens dhe PSG, ndërsa është në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve.
Raportime nga viti 2024 kishin bërë të ditur se De Zerbi u kishte treguar lojtarëve të Marseille se kishte refuzuar një ofertë nga Manchester United për t’u bashkuar me klubin francez.
Sipas L’Equipe, ai kishte përdorur një projektor për t’u shfaqur lojtarëve kontratën që i ishte ofruar nga klubi i Old Trafford.
“Ky është vendi ku mund të isha, por unë vendosa pasionin para parave. Erdhi te Marseille për pasionin”, thuhet se De Zerbi u kishte thënë lojtarëve./Arbresh.info
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës