Brighton sonte luan sfidën ndaj Ëolves në kuadër të FA Cup, me fillim nga ora 20:45.
Mirëpo skuadra e De Zerbit, do të jetë pa sensacionin e vitit të kaluar Kaoru Mitoma, shkruan Arbresh.info.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i skuadrës së Brighton, De Zerbi, në një konferencë për media, para ndeshjes.
“Kaoru Mitoma do të jetë jashtë fushës për dy ose tre muaj, sezoni ka mbaruar për të. Është një situatë e keqe, shumë e keqe”, tha De Zerbi.
Mitoma ka probleme me shpinë dhe ky lëndim pritet të mbaj jashtë atë deri në dy tre muaj sipas trajnerit.
“Është dëmtimi i shpinës që e mbajti jashtë të shtunën. Është një problem i rëndësishëm. Mendoj se do të duhen dy ose tre muaj, kështu që sezoni ka përfunduar për të.”
Këtë sezon, për shkak të lëndimeve të tjera dhe pjesëmarrjes në Kupën e Azisë, Mitoma nuk ka luajtur shumë, megjithatë ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime./Arbresh.info/
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...