Një ditë më parë trajneri i Man City-t, Pep Guardiola lavdëroi homologun e tij tek Brightoni, Roberto De Zerbi.
Madje, Guardiola tha se strategu italian do të jetë trajneri i ardhshëm i Man City-t.
Ndërkohë, pak orë para ndeshjes se Brightonit me Cityn, De Zerbi thuru elozh për Guardiolën.
Sipas italianit, strategu spanjoll është trajneri më i mirë në botë.
“Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai është referencë jo vetëm për mua, por besoj për të gjithë trajnerët. Jam i lumtur kur ai flet për mua”, ka thënë De Xerbi.
Ai thotë se ende duhet punuar shumë tek Brightoni që kjo skuadër të rritet akoma më shumë.
“Ne do punojmë për t’u përmirësuar, skuadra ende nuk është një ekip i madh. Ne po punojmë me pasion, por e dimë që jemi Brighton dhe duhet të bëjmë shumë sepse sezoni është i vështirë”, ka theksuar italiani./rtk
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...