Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar atij t’i bashkohet Juventusit në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve.
Portugalia e mundi 1:0 Holandën për ta fituar edicionin e parë të garës së re të UEFA-s, falë një goli nga Goncalo Guedes të dielën në Porto, transmeton Gazeta Express.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, prandaj qendërmbrojtësi i Ajaxit u pyet se çfarë kishte biseduar me sulmuesin e Juventusit.

“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha De Ligt për NOS.
“U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, shtoi ai.
Për De Ligt janë në garë shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester City dhe Bayern Munich.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...