Presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis ka deklaruar se do dëgjojë ofertat për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin Fabian Ruiz, nëse ofrohen mbi 100 milionë euro.
Senegalezi që disa muaj është i kërkuar nga top klubet evropiane, si Manchester United, City dhe PSG, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, spanjolli kërkohet nga dy gjigantët e La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona.
De Laurentiis insiston se nuk ka nevojë t’i shesë lojtarët, vetëm nëse ofrohen mbi 100 milionë euro.

“Fabian ka tri vite të mbetura kontratë, kurse Koulibaly dy”.
“Nëse City ose United ose PSG vjen me ofertë 100 milionëshe, do ta mendoja dhe më shumë mundësi nëse ata duan të largohen, por gjithmonë nëse ata duan të largohen”.
“Nëse ofrojnë 60 milionë euro, nuk do ta konsiderojë. Jam biznes, dua të fitojë Scudetto me çdo kusht, do harxhoja 300 milionë ose 400 milionë euro”.
“Shikojë përreth dhe shoh klube që kanë shpenzuar 500 milionë, 600 milion ose 1 miliardë”, përfundoi ai.
Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do ofrojë këto 100 milionë euro për Koulibaly ose Ruiz./arbresh.info.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...