Spanja luajti baras me rezultat 3-3 në një miqësore ndaj Brazilit, në stadiumin mitik ‘Santiago Bernabeu’.
Gjatë ndeshjes qendërsulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata u vërshëlye nga publiku vendas, shkruan Arbresh.info.
Ishin tifozët madrilen të pranishëm që nuk e kanë kapërdirë ende ‘tradhtinë’ e Moratës.
Kundër këtij vendimi ishte trajneri i Spanjës De La Fuente i cili në konferencë për media pas ndeshjes theksoi se u ndje i turpëruar pas atyre gjesteve nga publiku në Bernabeu.
“E turpshme! Më dhemb në shpirt kur një futbollist i Kombëtares vërshëllehet në vendin tim. Më vjen realisht turp nga ajo që ndodhi. Atmosfera në Bernabeu ishte e shkëlqyer, por si spanjoll që jam ndiej turp të madh kur vërshëllehet një lojtar spanjoll. Edhe pse shumica e mbështetën skuadrën. Është detyrë e të gjithëve të edukojmë njerëzit që të mbështesin Kombëtaren. Duhet t’i lëmë menjanën ngjyrat e klubeve, mendoj se në këtë aspekt duhet të punojë edhe shtypi”, u shpreh trajneri 62-vjeçar.
Kujtojmë se Morata ka qenë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2014 më pas u transferua tek Juventusi.
Teksa sëish u rikthye në Madrid për një sezon.
Tash e disa vite Morata është pjesë e Atletico Madridit./Arbresh.info/
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...