Pas fitores 4–0 ndaj Lituanisë, që i siguroi Holandës kualifikimin në Kupën e Botës 2026, Frenkie De Jong u shpreh i kënaqur me arritjen.
Ai theksoi se skuadra duhej të ishte kualifikuar më herët, duke pasur lojtarë të shkëlqyer, por tani më e rëndësishme është që e arritën objektivin.
“Sigurisht që ne do të ishim kualifikuar edhe për shkak të prestigjit tonë, por pati një periudhë kur kjo nuk ndodhi pavarësisht se kishim disa lojtarë të shkëlqyer. Mendoj se duhet ta vlerësojmë këtë fakt”, tha De Jong.
De Jong tha se sfida e vërtetë fillon tani, pasi duan të shkojnë në Botëror në formën më të mirë të mundshme.
“Gjëja e rëndësishme është që ne u kualifikuam. Tani fillon pjesa e vështirë. Duam që të arrijmë në Kupën e Botës në formën më të mirë të mundshme”.
Për mundësitë e Holandës në turne, ai u shpreh se është e vështirë të thuhet, pasi ka shumë ekipe të forta, por edhe Holanda ka një ekip të mirë dhe synon të fitojë, megjithëse ai nuk dëshiron t’i quajë favoritë.
“Çfarë mund të bëjë kombëtarja holandeze në Kupën e Botës? Është e vështirë për mua ta them. Ka shumë ekipe të mira kombëtare. Ne gjithashtu kemi një ekip të mirë dhe duam të fitojmë. Është e kotë të thuash se jemi favoritë”, tha De Jong.
Holanda u rendit e para në grupin G me 20 pikë, dhe u kualifikua direkt në Kupën e Botws./Arbresh.info
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë