Portieri spanjoll, David De Gea, ka vendosur përfundimisht të vazhdoj qëndirmin e tij në Manchester United.
De Gea është duke pasur një nga sezonet e tij më të mirë në futbollin anglez dhe tash e disa vite është duke u lidhur me një transferim në Real Madrid.
Megjithatë, De Gea ka vendosur t’i qëndrojë besnik klubit anglez dhe të refuzojë ofertën e fundit të Real Madridit, transmeton arbresh.info.
Sipas El Confidencial, ish-portieri i Atleticos është i lumtur në Manchester United dhe duket se trajneri Jose Mourinho e ka luajtur një rol kyç për t’u siguruar se 27-vjeçari do të mbetet në “Old Trafford”.
Raportimet e fundit në mediat sugjerojnë se De Geas do t’i ofrohet pagë prej 350 mijë euro në javë në United. /arbresh.info/
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...
Serbia përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci si shkas p...
Portieri i Liverpoolit përfundon në spital pas derbit, krizë...