As-i i Belgjikës, Kevin De Bruyne është shprehur shumë i lumtur që Kombëtarja e tij është kualifikuar në rundin tjetër të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Belgët mbrëmë barazuan me Rumaninë, rezultat ky që dërgojë Belgjikën në 1/16 e finales së këtij Evropiani.
Belgjika në rrethin e radhës do të ndeshet me Francën. De Bruyne thotë se skuadra e tij nuk është favorite përball ‘Gjelave’, megjithatë, ai beson se Belgjika ka forcë të kalojë edhe Francën.
“Jam i lumtur që jemi kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë kundër Francës, por e dimë se në një turne duhet të luajmë në mënyrën më të mirë”, ka thënë De Bruyne.
“Ne merituam ta fitojmë ndeshjen. E filluam mirë ndeshjen, bëmë presion, por pavarësisht përpjekjeve jo gjithçka funksionoi mirë në sulm. Më pas në fund na u desh thjesht të mendonim për kualifikimin. Nuk mund të rrezikonim”, ka pohuar futbollisti i Manchester Cityt./rtk
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së