Shpeshherë raportohet në media se cilët lojtarë e kanë pagën më të madhe në ligat të ndryshme, por edhe në nivel botëror, por rrallëherë mund të dëgjohet për atë që i ka të ardhurat më të vogla.
Spotrac ka arritur të gjejë lojtarin që e ka pagën më të ulët në Ligën Premier, e që padyshim se është një befasi, kur krahasohet me vendet e fundit, duke mos krahasuar me liderët.
Kevin de Bruyne aktualisht cilësohet si lojtari më i paguar në Ligën Premier nga ky ueb sajt, pasi belgu te Manchester City fiton mbi 450 mijë euro (400,000 pound).

Pas tij vijnë emra si Erling Haaland, David de Gea, Mohamed Salah e Jadon Sancho.
Por, sa i përket lojtarit me pagën më të ulët në elitën e futbollit anglez, është anëtari i Bournemouthit, që luan në huazim te Stoke City – Gavin Kilkenny që paguhet 870 euro në javë (769 pound).
Para tij janë emra si Rayhann Tulloch, Bali Mumba dhe Jeremy Nakia, por që paga e tyre kalon mbi një mijë euro. /telegraf

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...